Lajme

Prizenasi tentoi ta gënjej Policinë, tha se ia vodhën kombin dhe 200 euro – por zbulohet e vërteta

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 29 July 2022

Me datë 28 Korrik 2022 rreth orës 16:21 , nëpërmes telefonit një qytetar , ngasës i një automjeti, pronë një firme private, ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur më automjet-kombi në autostradë, në afërsi të nën kalimit në Duhël , atë e ka ndaluar një automjet BMW e zezë me tabela të Shqipërisë, në atë automjet ishin tre persona.

Sipas ankuesit , pasi që automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, njëri nga ata tre personat e ka nxjerr revolen dhe ia ka marrë 200 (dyqind) euro dhe automjeti i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës.

Policia, konkretisht patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Suharekë, me urgjencë kanë shkuar në atë drejtim dhe kanë proceduar me rastin.

-Advertisement-

Falë profesionalizmit të policisë , është kuptuar se raportimi është i rrejshëm ,gjë që e ka pranuar edhe ankuesi.

Me konsultim me prokurorin , kundër ankuesit të rrejshëm hapet rast penal dhe ai lirohet, rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera