Lajme

Presidentja takon admiralin Munsch, shpreh mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 19 February 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Komandantin e Komandës së Forcave Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në këtë takim Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë, përgjatë 23 viteve në mbrojtje të sigurisë së stabilitetit.

Nga Presidenca kanë njoftuar se në takim është diskutuar për zhvillet e fundit në fushën e sigurisë.

-Advertisement-

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera