Lajme

Presidenti kilian del jashtë kryeqytetit, dikush e gjuan me gurë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 24 April 2022

Presidenti kilian me origjinë kroate Gabriel Boriq, 36 vjeç, u sulmua me gurë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë kryeqytetit.

Boriq, i cili mori detyrën në mars, ishte në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos. Para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.

Nga turma u hodh një gur, i cili goditi në gjoks shefin e kabinetit të Boriqit, tregon video.

-Advertisement-

Ai nuk u lëndua, njoftoi policia kiliane.

“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriq në një konferencë shtypi pas incidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera