Sport

Portieri i Barcelonës po mendon largimin, klubi nuk e lë të lirë

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 17 January 2021

Portieri i dytë i Barcelonës, Neto, ka shprehur dëshirën për t’u larguar por, klubi spanjoll nuk po e lejon, shkruan Gazeta inFokus.

Neto ka shumë pak minuta, për shkak të konkurrencës së madhe me Ter Stegen, që është ndër me të mirët në botë.

Sipas raportimeve të ‘Marcas’, braziliani të premten ka kërkuar nga klubi të largohet, por këtë nuk e ka pranuar drejtuesit të klubit.

-Advertisement-

Dëshirën e Netos për t’u larguar e ka konfirmuar edhe vet tekniku i Barcelonës, Ronald Koeman, në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, 54 vjeçari ka thënë se nuk dëshiron largimin e brazilianit pasi dëshiron të ketë gjitha pozitat e mbuluara dhe nuk do të rrezikojë.

Kujtojmë se për shërbimet e Netos është interesuar edhe Arsenali./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera