Lajme

Policia jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë që dyshohet se dhunuan 11 vjeçaren

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 30 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy burra të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.

Sipas policisë pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës Sociale, avokatit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNIM

-Advertisement-

Rr. Hys Popova, Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 29.08.2022 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me tre të dyshuar  të tjerë meshkuj kosovar, kanë kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të punëtorit  të QPS-së – avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur të shtunën ku 5 persona kanë dhunuar një vajzë 11 vjeçe nga ora 17:00 deri në orën 00:00 të natës.

Sipas deklaratës së vajzës në polici, fillimisht ishte dhunuar në park nga dy persona e pastaj ishte marrë me veturë nga dy të tjerë të cilët ishin edhe vëllezër dhe u arrestuan të parët për rastin derisa po qëndrojnë në paraburgim.

I arrestuari i djeshëm, i moshës 26 vjeç është Ekrem Rexhepi për të cilin edhe është kryer seanca e parë dëgjimore./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera