Lajme

Policia arreston 12 persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion, identifikojnë një viktimë të trafikimit

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 February 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’.

Gjatë këtyre operacioneve kanë identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, shkruan Gazeta Infokus.

“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I.,  (viti i lindjes 1991, femër kosovare);  J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare);     Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare);  Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare);  M. Th.,  (viti i lindjes 2000, femër kosovare);  A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J.,  (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe  Q. H.,  (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Po ashtu kanë thënë se gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte,  dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri/revole; 3 fishekë 9 mm; 5 telefona mobilë; dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.

“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet  sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu bëjnë të ditur se të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera