Sport

Përzgjedhësi i Kombëtares U-21, komenton grupin dhe përballjen me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 11 December 2018

Përzgjedhësi i Kombëtares U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka komentuar grupin 3 për kualifikimet e EURO U-21, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Kosova U-21 ndodhet në grup me Shqipërinë, Anglinë, Turqinë, Austrinë dhe Andorrën.

Prekazi e ka quajtur grup të fortë dhe jo me fat për Kosovën, pavarësisht se ndodhej në vazon e katërt.

-Advertisement-

“Grupi është i fortë. Kemi obligim që ta paraqesim shtetin tonë në mënyrën më të mirë, pavarësisht se kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë”, ka thënë Prekazi.

“Është motiv shtesë për gjeneratën që vjen, për t’i matur forcat me shtetet që i kemi në grup. Në Evropë nuk ka kombëtare të lehta”, shtoi trajneri i mirënjohur.

Falë suksesit në kualifikueset e kaluara, në të cilat debutoi Kosova U-21, djelmoshat e drejtuar nga Prekazi ia dolën që nga vazoja gjashtë të kalojnë në të katërtën. Kjo kombëtare kishte grumbulluar 12 pikë në 10 ndeshje.

Prekazi komentoi edhe përballjet me Shqipërinë, të cilat do të jenë të parat në ndeshjen zyrtare për Kombëtaret tona.

“Nuk e kam menduar këtë, por pasi ne kemi kaluar dy vazo, atëherë edhe kjo ka qenë e mundur dhe dëshira ime ishte të mos jemi me Shqipërinë në grup. Për ndeshjen me Shqipërinë dhe kundërshtarët tjerë do të flasim kur të vije koha”, u shpreh Prekazi.

Takimet kualifikuese nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera