Sport

Përkushtim i madh i Kombëtares U-19 në përgatitje

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 20 March 2018

Kombëtarja U-19 i ka marrë me seriozitet maksimal ndeshjet e rrethit elitë, që mbahen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018, shkruan infokusi.

Kombëtarja U-19 posa ka arritur dhe është vendosur në qytetin e bukur të Portos së Portugalisë përkatësisht në hotelin Axis të kuartetit Ofir, menjëherë ka nisur stërvitjet pa humbur as një orë e ditë të vetme. Në këto kualifikime djemtë e Kombëtares U-19 e kanë kuptuar sesa janë pritshmëritë e opinionit futbolldashës sikur dhe që janë synim e objektiv i qartë edhe për vet ata, ndaj janë të vendosur të japin gjithçka nga vetvetja për të arritur qëllimin. Sikur në stërvitjen e parë edhe në këtë të sotmen me shumë zell e përkushtim futbollistët e Kombëtares punuan mjaft në të gjitha segmentet si dhe në lidhshmërinë ndërmjet reparteve.

Pas stërvitjeve deklaruan:

-Advertisement-

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Tash kemi tri ardhje të reja, që nuk ishin në tubimet e mëhershme, ndaj parësore ishte të i inkuadrojmë dhe të i komponojmë mirë brenda ekipit. Punuam si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Provuam disa skema të njohur që na përshtaten neve sikur edhe për kundërvënie të kundërshtarëve. Djemtë me plotë seriozitet po punojnë dhe po japin maksimumin në detyrat e tyre. Do të vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë.

 

 

Çlirim Reçica, futbollist

Në këto dy stërvitje jemi angazhuar maksimalisht dhe kemi punuar sipas detyrave që na i ka parashtruar trajneri. Mendoj se do të jemi mirë të gatshëm për ndeshjen  kundër Portugalisë.

 

 

 

 

Lot Celina, futbollist

Ishin stërvitje të mira. Punuam shumë në pjesën defanzive, duke mos anashkaluar as mesfushën por as sulmin, duke bërë një kombinim të mirë mes reparteve e që shpresojmë për rezultate të mira.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera