Pendarovski takon Lajcakun: Mbështes dialogun Kosovë-Serbi për gjetjen e një zgjidhjeje gjithpërfshirëse
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 17 March 2023
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar sot se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për “gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së”.
Kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se Pendarovski këtë e tha në një takim me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, në rezidencën presidenciale “Vila Vodno”.
Në atë takim u diskutua për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor, situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut theksoi se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.
“Maqedonia e Veriut, si edhe më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit”, tha Pendarovski.
Të tjera
-
I jepet lamtumira e fundit llapjanit i cili vdiq në Qabe, u varros në Mekë
I është dhënë sot lamtumira e fundit, haxhiut nga Podujeva, Muharrem Gashi, i...
-
Ky është personi që po dyshohet për përfshirje në sherrin me armë zjarri te Bregu i Diellit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te banesat e bardha në lagjen Bre...
-
Të shtënat me arm^ë në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Infokus ka thënë se rreth orës 21:30 ...
-
Gjuajtjet me kall*shnikov në Prishtinë, policia po bastis një “Gaming Center”
Një konfrontim me armë të llojit kallashnikov mes dy grupeve dyshohet të ketë...
-
“Minimum 10 herë kanë shtënë” – Trazohet Bregu i Diellit, dyshohet për konfrontim mes grupeve
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë te banesat e bardha ...
-
Kurti: Walker një nga miqtë më të mëdhenj tanë, ia tregoi botës të vërteten për Millosheviqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim William Walker, ish-a...
-
Forca të shumta policie në lagjen Bregu i Diellit, një i dyshuar në arrati
Forca të shumta policore janë stacionuar para një objekti banesor në lagjen B...
-
Breshëri kallashnikovi në Breg të Diellit të Prishtinës
Një breshëri kallashnikovi është dëgjuar para pak çastesh në lagjen Bregu i D...
-
Të shtëna me armë në drejtim të punëtorëve të Qendrës për trajtimin e kafshëve në Hajvali
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Hajvali të Prishtinës, ku dikush ka gju...
-
Vdes në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në vendin e punës nënofi...
-
Hoti: Kurti po bën propagandë të marrë, sikur të komunistëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “p...
-
Serwer: Ka kaluar shumë kohë që BE-ja është dashtë t’i largojë masat ndaj Kosovës
Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve p...