Lajme

Qytetari nga Podujeva që vdiq gjatë haxhit do të varroset sot në varrezat e Mekës

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 13 June 2024

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Muharrem Gashi, nga Podujeva, i cili vdiq sot në gjatë kryerjes së haxhit, do të varroset në varrezat e Mekës.

Pas vdekjes, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në emër të BIK-ut  i ka shprehur ngushëllime familjes së Gashit.

“Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus”.

-Advertisement-

“Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabën e bekuar me namaz të Jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera