Lajme

Pas anulimit të Sunny Hill, Lutfi Haziri i drejtohet me kërkesë Ramës: Hajde Përparim, na prijë

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 14 June 2022

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i është drejtuar me një kërkesë Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Haziri ka thënë se është e drejtë e komunës dhe detyrë ta mbrojë këtë festival dhe “ta mbajë në vendlindje”, duke i kërkuar Ramës që “të prijë” në këtë drejtim, shkruan Reporteri.net.

Sipas Hazirit, është mëkat të lëshohet që të ik nga Prishtina ky festival me përmasa ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill. Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje.  Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës. Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!”, ka shkruar Haziqi./Reporteri.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera