Parashikimi i motit për këtë fundjavë
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 18 March 2022
Kthjellime e diell në fundjavë, por më ftohtë e ngrica në mëngjes. Ditën e martë mundësi për riga lokale shiu. Nga e mërkura më butë.
Sipas Prishtina Weather fuqizimi i një superanticikloni mbi detin Baltik, shtrinë ndikimin edhe mbi rajonin tonë ditëve të fundjavës, ku paraqiten kushte për mot më të kthjellët e me diell. Mirëpo masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit depërtojnë mbi vend, duke mbajt motin në aspektin termik më të ftohtë, e me ngrica orëve të mëngjesit.
Kthjellime do të ketë edhe të hënën, e ditën e martë vranësira kalimtare, që vende-vende edhe shoqërohen me riga lokale shiu. Nga dita e mërkurë rikthehen kthjellimet, derisa pritet të mbajë mot më i butë gjatë ditës.
Cilësia e ajrit ka gjasa të mbetet më gjatë me indeks në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë. Vetëm orëve të mbrëmjes, në pjesë që dominojnë qetësitë, e ndotësit mbeten më të përqendruar, indeksi kalon në vlera të dobëta.
19.03 – Ftohtë e kryesish kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.
20.03 – Ngrica në mëngjes, ditën ftohtë e kryesisht me diell.
21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
22.03 – Në mëngjes kthjellime, e ditën vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
23.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.
Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje. Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C.
Erërat frynë mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga verilindja 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale në fundjavë, më pas në rënie, por që mbetet në vlera të larta.
Të tjera
-
Punimet në avancim e sipër në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Ndërtimi i rrugës Mitrovicë-Prishtinë është në avancim, ku po punohet çdo dit...
-
Kosova partneri kryesor i Shqipërisë për eksportet në rajon, ndërsa Serbia në vend të parë për importet
Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, në muajin maj të këtij...
-
Mes kritikash, Komisioni për media miraton Projektligjin për KPM-në
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal...
-
AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin p...
-
Vuçiq kërkon mbështetje nga Macron për themelimin e Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me...
-
Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Mbre...
-
Ja kur do të hapet Pishina e Gërmisë
Më 28 qershor, Pishina e Gërmisë hap dyert për vizitorët. Kështu është bër...
-
IKShPK-ja del sërish me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta
Temperaturat e larta që po shënohen këtyre ditëve ndikojnë negativisht në org...
-
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
Ka ndërruar jetë figura e njohur mediale, Fisnik Vejsa. I ndjeri për një k...
-
Një prej ditëve më të nxehta të vitit, Tirana pa energji elektrike
Një prej ditëve më të nxehta të vitit, Tirana mbetet pa energji elektrike. ...
-
Rasti për “Lëvizjen e braktisjes vullnetare të fesë islame” kalon në Prokurorinë Speciale
Në tetor të vitit 2023, në Komunën e Deçanit, një grup individësh ishin mbled...
-
Vde*ja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave
Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se të enjten katër burra në lokacione ...