Lajme

Osmani për vdekjen e Shukriut: Humbje e thellë për dijet dhe shkencën shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 17 January 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së akademikes Edi Shukriu.

Në telegramin e ngushëllimit, Osmani ka shkruar se vdekja e Shukriut është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptare.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshë Edi Shukriut, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshë shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, si dhe veprimtare e shquar politike dhe inistiucionale. Ndarja nga jeta e Edi Shukriut është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptare, pasi ajo ishte një emër i çmuar në fushën e arkeologjisë e të historisë, fusha në të cilat ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Duke qenë ndër arkeologet e para shqiptare, ajo i vuri themelet e dijeve arkeologjike në Kosovë, së cilave ua kushtoi pothuajse tërë jetën, duke themeluar e drejtuar institucione e projekte të ndryshme kërkimore e shkencore. Njeri me vokacion të theksuar poetik, prof. Shukriu është e njohur edhe në fushën e  letërsisë. Ajo na i ka lënë trashëgim disa vepra poetike. Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me familjen, miqtë e kolegët e saj. I përjetshëm kujtimi për Edin!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidentes Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera