Lajme

Osmani në Britani për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 18 September 2022

Presidentja , Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Gjatë ditë së sotme, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga e mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Të hënën, ndërkaq do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

-Advertisement-

Gjatë qëndrimit në Londër, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera