Lajme

Osmani: KFOR ka reduktuar praninë, Kosova ka forcuar kapacitetet mbrojtëse

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 10 October 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Në një fjalë rasti, ajo ka falënderuar mijëra gra e burra nga shtetet anëtare dhe partnere të NATO-s, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe paqen në Kosovë prej 23 vjetësh, transmeton Klan Kosova.

“Ndërkohë që KFOR-i e ka reduktuar praninë e tij, Kosova ka forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe njëkohësisht po vazhdon partneritetin dhe koordinimin me forcat paqeruajtëse”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

-Advertisement-

“Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin që po kryhej kundër popullit të Kosovës. 23 vjet më pas, ushtria jonë po shërben përkrah ushtrisë amerikane dhe vendeve të tjera partnere dhe po kontribuon në misionet paqeruajtëse në mbarë botën”.

“Falë kontributit të NATO-s, Kosova sot është një vend paqësor dhe prosperues”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera