Lajme

Osmani: Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bënë të mundshme lirinë tonë

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 18 April 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka përkujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit, shkruan Gazeta Infokus.

“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Do t`i kujtojmë përherë dhe do të përpiqemi që t`i përmbahemi vizionit të tyre për atdheun, për të cilin u flijuan. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët e rënë, të cilët janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal të Serbisë kundrejt popullsisë së pafajshme”, ka thënë Osmani.

Të njëjtën ditë, 23- vjet më parë, në Ribar të Vogël të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe u masakruan civil, në mesin e të cilëve edhe ata nga Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar. Njësoj bën edhe në Dyz të Podujevës, ku makineria vrasëse e regjimit gjenocidal serb, në fokus pati civilët.

-Advertisement-

“Kujtimi për dëshmorët e civilët na obligon që të angazhohemi çdo ditë për ta vendosur drejtësinë, që çdo herë ta mbrojmë të vërtetën dhe që lirinë ta ruajmë me çdo kusht, sepse është fituar me mund”, ka theksuar Presidentja në kujtim të të gjithë të rënëve të këtë ditë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera