Oda Ekonomike amerikane thërret për dialog dhe kompromis, për përfundimin e grevës
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 23 September 2022
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e grevës së mësimdhënësve të sektorit publik në javën e katërt si dhe mungesën e vullnetit për gjetje të kompromisit që do t’i jepte fund grevës.
Mosmbajtja e mësimit në sektorin publik çon në pasoja shumëdimensionale në shoqërinë kosovare, përfshirë edhe performancën akademike të nxënësve.
“Migrimi i madh i popullsisë përgjatë viteve të fundit – konfirmuar edhe nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare- si reflektim i zhgënjimit social dhe të kërkuarit të perspektivës për jetë më të mirë jashtë vendit, përkeqësohet më tej në situatën aktuale ekonomiko-sociale nëpër të cilën po kalon vendi.
Oda Ekonomike Amerikane rikujton institucionet përgjegjëse se gjendja aktuale që lidhet me eskalimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të kostos së jetesës, kërkon masa adekuate konvecionale dhe jo vendime improvizuese, me efekte afatshkurtra apo kundërefekte”, thuhet në reagimin e OEA-së.
Në anën tjetër, duke shprehur konsideratë për kërkesat e përfaqësuesve të mësimdhënësve e të cilat lidhen me vështirësitë e përballimit të kostove të ngritura të jetësës, Oda Ekonomike Amerikane thërret për demonstrim të gatishmërisë për arritje të kompromisit, me qëllim të rinisjes së procesit mësimor dhe lejimit të së drejtës për edukim për fëmijët kosovarë.
“Diskursi publik duhet të jetë nxitës i arritjes së kompromisit dhe jo i përkeqësimit të raporteve ndërmjet partnerëve socialë. Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga institucionet e vendit që të promovojnë dialogun e sinqertë me të gjithë hisedarët në vend. Qeverisja është përgjegjësi e institucioneve shtetërore, por në demokracitë e zhvilluara ajo kapërcen shtetin duke përfshirë edhe organizatat sociale, sektorin privat, dhe organizatat e shoqërisë civile në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në reagim./Telegrafi
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...