Lajme

Nuk mundi të tërheq paratë që ia kishin dërguar, thyen derën e bankës

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 14 June 2022

Sot rreth orës 09:00, një person kishte shkuar në një lokal në Istog për të tërhequr shumën e parave që para disa ditësh i ishin dërguar nga familjari në emër të tij. Por pasi që nga zyrtarja i është kumtuar se nuk mundet ta tërheqë shumen e parave për shkakun se kishte kaluar koha e paraparë për tërheqje, i njëjti në shenjë revolte, në mënyre të dhunshme kishte thyer derën hyrëse brenda sportelit dhe kishte marrë të holla në vlerë prej 227 Euro.

Patrulla policore menjëherë kishte dalë në vendngjarje dhe kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në stacion dhe pas intervistimt të njëjtit i janë konfiskuar paratë dhe të njëjtat i janë kthyer punëtores në filiale.

-Advertisement-

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera