Sport

Njihuni me ekzekutuesit e ndërprerjeve te Kosova: Ja kush i godet gjuajtjet e lira dhe penaltitë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 27 March 2019

Një mundësi shënimi afër zonës në minutën e 86-të të ndeshjes në përballje me Bullgarinë afroi shumë futbollistë të Kosovës afër topit për ta goditur atë, por tashmë selektori Bernard Challandes kishte menduar për këtë situatë.

Gazetasheshi.com mëson se gjuajtësi i parë i goditjeve dënimi te Kosova është Benjamin Kololli. Por, në mungesë të tij, ekzekutimi i goditjeve i takon Arbër Zenelit, i cili edhe tentoi në duel me Bullgarinë, por topi shkoi jashtë portës.

Pas Kolollit dhe Zenelit, gjuajtësi i tretë i ndërprerjeve afër zonës është Milot Rashica.

-Advertisement-

Renditja e njëjtë: 1.Kololli, 2.Zeneli, 3.Rashica vlen edhe për ekzekutimin e penaltive nëse do ketë gjatë kualifikuesve ndonjë të tillë.

Goditjet nga këndi gjithashtu i ekzekuton Benjamin Kololli. Goditjet që janë më larg zonës i janë besuar Besar Halimit.

Kololli është një ekzekutues i mirë i goditjeve standarte, derisa ka realizuar gola të shumtë edhe me ekipin e tij Zurich, i cili po ashtu është ekzekutuesi i parë në ekipin zvicerian.

Kujtojmë që deri më tani është akorduar vetëm një penalti për Kosovën dhe atë në duel me Finlandën në kualifikueset për Botëror “Rusi 2018” dhe e kishte ekzekutuar Valon Berisha duke dërguar topin në rrjetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera