Sport

U dënuan nga UEFA me 15 mijë euro, ky është reagimi i Federatës Serbe të Futbollit

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 20 June 2024

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e raundit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024.

Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë.

Dy tifo-grupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer.

-Advertisement-

Kurse në tribuna u shfaqen thirrje të përbashkëta, si: “Vrite serbin”.

E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mos-pjesëmarrje të vazhdueshme në Euro 2024.

“FFS do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kujtojmë që UEFA dje gjatë ditës publikoi vendimin se ka gjobitur Serbinë me 15 mijë euro për shkak të parullave raciste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera