Lajme

Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 07 November 2026

Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjeve në Prishtinë do të kushtojë më shtrenjtë.

Nga një euro në 1.40 euro. Kjo është tarifa e re që do të paguajnë shoferët për parkimin e automjeteve në zonën 1 të kryeqytetit. Rritje të çmimeve ka edhe në zonat e tjera të menaxhuara nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Në zonën 2, vozitësit nga 50 centë sa paguanin më parë, tash do të duhet të paguajnë 70 centë.

-Advertisement-

Ndryshime kanë pësuar edhe tarifat për qëndrimet ditore, javore e mujore. Ndërsa, rregullorja parasheh pagesa edhe për banorët rezidentë, varësisht nga numri i automjeteve në familje. Këto ndryshime nuk janë pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve, të cilët thonë se tarifat e reja janë të papërballueshme.

Disa prej tyre kërkojnë që çmimet të ulen, duke thënë se parkimi në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm.

Edhe qytetarët që vijnë nga qytete të tjera për t’i kryer obligimet në Prishtinë thonë se rritja e tarifave ua rëndon edhe më shumë shpenzimet, krahas çmimit të karburantit.

Megjithatë, ka edhe qytetarë që e konsiderojnë të arsyeshme rritjen, duke argumentuar se tarifat e parkingjeve në kryeqytetet e mëdha evropiane janë edhe më të larta.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy