Lajme

Mjeti që u gjet rrugës për Gërmi nuk ishte shpërthyes

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 20 June 2024

Mjeti i cili është gjetur në rrugën që të dërgon për në parkun Gërmia nuk ishte shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera