A do t’i marrin 100 euro ata që e kanë rrogën mbi 1 mijë euro?

Autori: Gazeta inFokus
15:29 | 12 April 2022
Nga Pakoja e re e Ringjalljes Ekonomike, e cila përfshinë rreth 100 milionë euro nga buxheti i shtetit, do të përfitojnë vetëm një kategori e punëtorëve.
Rrjedhimisht, nga punëtorët në sektorin publik dhe në atë privat, do të përfitojnë nga 100 euro vetëm ata të cilët e kanë pagën më të ulët sesa 1 mijë euro.
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se subvencionimi që është bërë publik nga Qeveria, do të jetë vetëm për ata të cilët paga e tyre është nën 1 mijë euro, kurse për ata që paga e tyre kalon kufirin prej 1 mijë eurove, nuk do të ketë mbështetje.
“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli.
Ndryshe, sot u bë e ditur se përmes kësaj pakoje të re financimi nga Qeveria, do të përfitojnë nga 100 euro të gjithë pensionistët e vendit dhe të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, përcjell Buletini Ekonomik.
Nga kjo ndihmë pritet të përfitojnë nga 100 euro edhe të gjitha familjet që janë nën asistencë sociale.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tregoi sot se sa i përket përfitimit, pensionistët do t’i marrin këto shtesa që në pensionin e këtij muaji, kurse punonjësit e sektorit publik dhe ata që janë në kategorinë e asistencës sociale, do t’i marrin me pagat e fillimit të muajit maj.
Ndërsa, për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, Murati tha se detajet e aplikimit pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vazhdim.

Të tjera
-
Kryeministri Kurti pritet me vezë në Skenderaj – eskorta e tij goditet gjatë vizitës për përurimin e një çerdheje
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së Kryemin...
-
Jeton Mushkolaj i hyn garës për Deçanin, kandidat për kryetar nga LDK
Jeton Mushkolaj pritet të jetë kandidat për kryetar të komunës së Decanit nga...
-
Limaj me mesazh për Kurtin: Vrapo ta bësh shumicën parlamentare, Albulena Haxhiu nuk është tema
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se bllokada aktu...
-
Presidenca ka gati draftin për Kushtetuese rreth bllokadës në Kuvend, po e pret aktgjykimin për kërkesën e AAK-së
Presidenca e Kosovës ka gati një draft për bllokadën në Kuvendin e Kosovës pë...
-
Konflikti Capat-Sekiraqët, arrestohet një person i akuzuar për vra*sje, i gjendet arma që dyshohet se u përdor në ngjarje
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashk...
-
Nesër përpjekja e 30 për të konstituuar kuvendin, deputetët mblidhen nga ora 11:00
Për të 30’n herë nesër do të tentohet konstituimi i kuvendit të Kosovës. N...
-
Pesë të vra*ë nga sulmi në një shkollë në Austri
Të paktën pesë persona janë vrarë si pasojë e sulmit në një shkollë në qyteti...
-
Vetëvendosje zgjedh Faton Pecin kandidat për kryetar të Mitrovicës
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidati i saj për kr...
-
Të shtëna në një shkollë në Graz të Austrisë, së paku pesë të vra*rë
Së paku pesë persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat në një shkollë n...
-
Pamje magjike në Vlorë – delfinët ‘vallëzojnë’ mes valëve
Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjiri...
-
Begaj mbërrin në Prizren për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Kosovë. Ai udhëtoi dre...
-
Abdixhiku ngushëllon familjen Bukoshi: Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëll...