Abdixhiku ngushëllon familjen Bukoshi: Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese

Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 10 June 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjes Bukoshi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.
Ai ka thënë se kontributi i tij në momentet më të vështira për vendin është përjetësisht i çmuar.
Njoftimi:
“E nderuara familje Bukoshi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më dashurit tuaj dhe ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshi.
Jeta dhe veprimtaria e tij janë mishërim i përkushtimit atdhetar dhe angazhimit të palëkundur politik për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kontributi i tij në momentet më të vështira për vendin tonë është përjetësisht i çmuar.
Dr. Bukoshi ishte ndër figurat themeluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas duke shërbyer edhe si sekretar i përgjithshëm në atë kohë. Me vizion dhe guxim, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt lirisë.
Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese dhe kujtimi për të do të jetojë ndër breza.
Në këto çaste të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të dashurit tuaj familjes Bukoshi, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Bujar Bukoshin.
I lehtë qoftë dheu i Kosovës!”

Të tjera
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...