12 tetori i zgjedhjeve, partitë nisin përgatitjet – kush janë kandidatët për kryetarë komunash që u zyrtarizuan deri më tani

Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 10 June 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
Partitë politike tashmë veçse kanë nisur përgatitjen dhe shpalljen e kandidaturave për disa komuna. Në disa komuna, disa kandidatë synojnë edhe një mandat, e ka të tjerë që kandidojnë për herë të parë, shkruan Reporteri.
Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ia ka dhënë besimin edhe për një mandat të dytë kryetarit të tanishëm të Shtimes, Qemajl Aliut; kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliq, kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Alban Hysenit të Gjilanit. VV-ja po ashtu ka shpallur kandidaturën e Egzona Tërdevcit për kryetare të Drenasit dhe Valon Prebrezës, kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës.
Deputeti Halil Thaçi do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Obiliqit.
Shaqir Totaj nga PDK ka konfirmuar se do të synojë pozitën e kryetarit të komunës së Prizrenit edhe për një mandat. Rikandidimin e tij e ka konfirmuar edhe Ramiz Lladrovci i Drenasit.
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deri më tani publik e ka bërë emrin e Arbër Ismajlit si kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit. Përparim Rama po ashtu ka konfirmuar se do të garojë edhe për një mandat në krye të Prishtinës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ia ka dhënë besimin Zenun Elezajt për të garuar edhe për një mandat për komunën e Klinës dhe Bali Muharremajt për një mandat të ri katërvjeçar në krye të komunës të Suharekës. Po ashtu edhe një mandat në krye të komunës së Gjakovës do ta kërkojë edhe Ardian Gjini nga kjo parti, e po ashtu edhe Smajl Latifi i Rahovecit e Bashkim Ramosaj i Deçanit.
Ali Berisha, do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, dhe Ajet Avdyli kandidat për komunën e Artanës.
Partia Socialdemokrate (PSD) para disa ditësh e ka bërë publike kandidaturën e Natyra Kuçit për kryetare të Komunës së Deçanit dhe Besa Shahini ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prishtinës.
Derisa Kosova po afrohet drejt zgjedhjeve lokale nuk është arritur ende konstituimi i Kuvendit të Kosovës, fiks 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Të tjera
-
Deputeti Veton Berisha thotë se u sul*mua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se dje është ...
-
Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përb...
-
Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në Prizren, rreth 100 policë të përfshirë
Një aksion i madh policor po zhvillohet nga policia në bashkëpunim me Prokuro...
-
Irani arreston një shtetas gjerman, e akuzon për spiunazh
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të akuzuar për “spiunazh në zona të nd...
-
Peci nga një arë flet për një “rekord të ri në bujqësi’’, thotë se erdhi edhe për shkak të ‘‘luftimit të krimit dhe korrupsionit’’
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videoadresimi nga Isto...
-
‘Mafia energjetike’: Bajrami i fton publikisht në debat televiziv Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ftuar publiki...
-
Rriten çmimet e biletave të autobusëve edhe nga Podujeva në Prishtinë, ja sa do të kushtojë nga dita e hënë
Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 q...
-
Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi
Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “...
-
Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me r...
-
Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin- “Para se të na flasësh për energji, ja ku e ke publikimin që Qarkullimi Fizik i rrymës vjen nga Serbia”
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka bërë një reagim në lidhje me një status të mini...
-
Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat ...
-
Digj*et një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar
jarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë t...