Lajme

Haradinaj bën thirrje: Mos udhëtoni në Serbi – rrezik për pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 10 June 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarët e tyre që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Haradinaj ka paralajmëruar për rrezikun real që paraqet Serbia për ish-ushtarët, pjestarët e institucioneve të sigurisë dhe të afërmit e tyre, pavarësisht nëse janë aktualisht në detyrë apo jo.

“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë!”, ka shkruar Haradinaj./GazetaInfokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera