Lajme

Kryeministri Kurti pritet me vezë në Skenderaj – eskorta e tij goditet gjatë vizitës për përurimin e një çerdheje

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 10 June 2025

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda institucioneve lokale konfirmojnë se gjatë lëvizjes së eskortës së Kryeministrit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera