Ngërçi politik, presidentja Osmani ka gati një draft të lëndës për ta dërguar në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 10 June 2025
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancën e 30-të me radhë. As gjatë ditës së nesërme nuk pritet që të ketë ndonjë ndryshim.
Lidhur me këtë ngërq politikë disa javë më parë ishte angazhuar edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani me 15 maj kishte ftuar në një takim liderët politike për të diskutuar lidhur me ngërqin politik mirëpo nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje midis partive politike.
‘’Pas takimit të mbajtur më 15 maj 2025, i cili ishte takimi i parë konsultativ, Presidentja i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike’’ është shprehur Bekim Kupina – Këshilltar për Media.
E sot nga Presidenca e Kosovës për Indeksonline kanë bërë të ditur se ekipi ligjor i Presidencës kanë përgatitur një draft të lëndër që mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetutuese lidhur me situatën e krijuar.
‘’Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë’’, është shprehur Kupina.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...