Konflikti Capat-Sekiraqët, arrestohet një person i akuzuar për vra*sje, i gjendet arma që dyshohet se u përdor në ngjarje

Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 10 June 2025
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka realizuar një urdhër kontroll në një lokacion në lagjen ‘’Bajram Bahtiri’’ në Prishtinë.
Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur me 02 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person.
Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.
Poashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.
Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Të tjera
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...