Lajme

Rama: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 10 June 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje e rëndësishme që kërkon një proces përgatitor afatgjatë.

Deklarata u bë gjatë rubrikës së përjavshme “Sy m’Sy” në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku Rama theksoi se një grup inspektimi nga NATO-ja ka mbërritur nga Brukseli për të analizuar opsionet dhe për të vlerësuar kapacitetet logjistike dhe infrastrukturore të Shqipërisë.

Kryeministri u ndal edhe tek procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Shqipëria po ecën me ritëm të qëndrueshëm drejt anëtarësimit dhe synon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në një afat të arsyeshëm.

-Advertisement-

Ndër të tjera, Rama vlerësoi edhe Samitin e fundit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, të cilin e cilësoi si një “sukses të jashtëzakonshëm”, jehona e të cilit, sipas tij, ende ndihet në korridoret e politikës evropiane./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera