Lajme

Të shtëna në një shkollë në Graz të Austrisë, së paku pesë të vra*rë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 10 June 2025

Së paku pesë persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.

Shumë njësite policore dhe njësi speciale janë dislokuar në vendin e ngjarjes, raporton gazeta austriake “Kronen Zeitung”.

Sipas të dhënave fillestare, autori i sulmit është qëlluar.

-Advertisement-

Sipas policisë, operacioni filloi rreth orës 10. Të shtëna armësh u dëgjuan brenda shkollës, tha policia.

Autoritetet janë duke e bastisur shkollën. Publikut i është kërkuar që ta shmangë zonën.

Lajmi në përditësim…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera