Lajme

Pamje magjike në Vlorë – delfinët ‘vallëzojnë’ mes valëve

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 10 June 2025

Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjirin e Vlorës të shtohen vizitorët e veçantë.

Delfinët janë kthyer në shoqërues të grupeve të turistëve dhe peshkatarëve të Vlorës. Për këta të fundit, është bërë e zakonshme të shohin delfinë apo edhe grupe të tërë që i shoqërojnë gjatë lundrimit dhe punës së tyre në det.

Kjo video vjen për A2 CNN nga një prej peshkatarëve të Vlorës. Ajo është filmuar të dielën, brenda gjirit të Vlorës.

-Advertisement-

Në video shfaqet një delfin që shoqëron varkën e peshkimit, e cila po nisej për të gjuajtur peshk pranë ishullit të Sazanit. Delfini qëndron pranë varkës për disa minuta, duke luajtur rreth saj, dhe më pas largohet. /A2cnn/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera