Sport

Nesër zhvillohen tri ndeshje në Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 08 February 2021

Stinori pranveror në futbollin kosovar fillon nesër me tri ndeshje që luhen në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Vëmendja kryesore është në kryeqytetet, aty ku Prishtina i bënë konak Dritës. Ky takimi fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Duel tjetër interesat pritet të jetë edhe ai ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë nga ora 13:00.

-Advertisement-

Sfida e fundit për ditën e martë është ajo mes Drenicës dhe Ulpianës, që zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Gazeta inFokus gjatë ditës së nesërme do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati nga këto tri takime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera