Lajme

Muja: Disa deputetë të LDK-së kanë inate të ngushta me ministrin Muratin

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 22 February 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, sot shprehu përshtypjen se dy-tre deputetë të Lidhjes Demokratike kanë inate të ngushta me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Muja këto komente i bëri në seancën e Kuvendit, teksa theksoi se këta deputetë duhet t’i tregojnë këto çështje që i kanë për Muratin.

“Ka një impuls tek dy-tre deputetë të LDK madje mund të jetë edhe lidershipi i LDK ka një çështje personale me Hekuran Muratin. Kjo është përshtypja ime. Dhe besoj që këtu kemi nevojë ta diskutojmë ekzistojnë disa hidhërime dhe inate të viteve paraprake, të cilat qytetari i Kosovës sot po i vuan, vërtet duhet ta kemi një mbledhje të përbashkët dhe këta deputetë të tregojnë se cilat i kanë çështjet me Hekuran Muratin nëse ka çështje personale me Hekuran Muratin, atëherë duhet ta kesh parasysh votuesin jo këtu secili në këtë seancë ne na pëlqen, por pikëpamja për ta ndihmua qytetarin e Kosovës duhet t’i tejkaloj edhe ato inate personale…Ka një çështje të tre-katër deputetëve kryesisht defekte profesionale inate të ngushta profesionale të lidhur drejtpërdrejtë me ministrinë e Financave”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera