Ministri Bytyqi: Rritja e buxhetit për bursa do të përmirësojë cilësinë në arsim
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 22 December 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për rritjen e buxhetit të bursave studentore nga 200 mijë euro për një vit në 600 mijë.
Kështu 681 studentë do të marrin bursa vjetore në vlerë prej 880 eurosh.
Në një intervistë për KosovaPress, Bytyqi ka thënë se ideja është që të përmirësohet mirëqenia e studentëve meritorë, si dhe të nxitet garë pozitive në mësim.
Bytyqi: Ideja ka qenë që të nxisim garë pozitive për cilësi në arsim
“Pikërisht kjo ka qenë ideja, që studentëve të dalluar t’i ofrojmë një bursë të dinjitetshme, në mënyrë që të fillohet një lloj konkurrence, një lloj gare që shumica e studentëve pastaj të bëjnë gara, të futen në grupin e këtyre studentëve të dalluar. Pra kjo normalisht që do të ndikojë edhe në mirëqenien e studentëve, por pa dyshim edhe në garën e tyre të përbashkët, do të jetë një ngritje e cilësisë brenda universiteteve tona publike”, ka thënë Bytyqi për KosovaPress.
Përfituesit e këtyre bursave do të jenë vetëm studentët e arsimit të lartë publik, e jo edhe studentët e kolegjeve private.
Bytyqi ka sqaruar se kjo po ndodhë për shkak se aktualisht nuk kanë ndonjë matje të saktë të cilësisë mes universiteteve publike dhe atyre private, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen edhe studentët e kolegjeve private të jenë përfitues.
Bytyqi: Aktualisht nuk mund t’i përfshijmë kolegjet private
“Aktualisht është e vështirë që të bëjmë një balancim të matjes së vlerës së universiteteve publike dhe kolegjeve private. Rreziku është pastaj se mund t’i dëmtojmë studentët e universiteteve publike, deri sa nuk e kemi një matje të saktë të vlerës së cilësisë në këto universitete publike dhe në kolegjet private se a kemi një balancim të njejtë, atëherë mundet që në të ardhmen të jetë gjithëpërfshirës, por aktualisht është e pamundur të kemi një gjithëpërfshirje”, ka thënë Bytyqi.
Për vitin që vjen, Bytyqi është shprehur optimist se numri i studentëve të dalluar do të rritet.
Bytyqi: Në të ardhmen do të tentojmë ta rrisim buxhetin për bursa
“Ne do të tentojmë që të kemi rritje të fondeve për bursa dhe shpresojmë që ta zgjerojmë edhe pjesën e programeve të cilat kanë qenë të përfshira tash në këtë vit për ndarjen e bursave, pra qëllimi është që të stimulohen të gjitha programet të cilat janë më të nevojshme për tregun e punës në Kosovë, dhe në të ardhmen unë besoj që do të kemi numër më të madh sepse do të jetë një konkurrencë më e madhe e studentëve dhe besoj që do të ketë shumë më shumë studentë që do ta plotësojnë kushtin për të përfituar bursë”, ka thënë Bytyqi.
Vendimi për rritjen e buxhetit të bursave studentore ka hyrë në fuqi më datën 21 dhjetor të këtij viti.
Të tjera
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...
-
Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagim...
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...
-
Presidentja Vjosa Osmani pozon si “sherife” në Texas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në ...