Lajme

Memli Krasniqi takon mësuesen e tij: Shoqëria jonë duhet të kujdeset më shumë për mësimdhënësit

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 07 March 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar mësuesen e tij, Igballe Haziri me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit – 7 Marsit, shkruan Gazeta Infokus.

Krasniqi përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se në ecjen e Kosovës nëpër vite, mësimdhënësit kishin një nga përgjegjësitë më të mëdha, sidomos mësuesit e viteve të 80-ta dhe 90-ta që.

Sipas tij, mësimdhënësit përveç rolit të tyre primar në dhënien e dijes, u kujdesën që të mbanin gjallë dashurinë për kombin dhe lirinë.

-Advertisement-

“Si një nxënës i asaj kohe, i kujtoj me nostalgji ditët e shkollës dhe e vlerësoj përherë punën e madhe të mësueses sime, Igballe Haziri, të cilën e vizituam sot bashkë me Blerandin, për t’ia uruar Ditën e Mësuesit. Edhe sot e kësaj dite, sa herë e takojmë mësuesen Igballe, ajo na inkurajon që të punojmë çdo ditë për shtetin tonë, por sidomos për brezat e rinj. Dashuria dhe përkushtimi i saj ndaj nxënësve te shumtë që ka edukuar ndër dekada është shembull që duhet ndjekur nga secili në cilindo profesion që bën.”, shkruan Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi, tha se shoqëria jonë duhet të kujdeset më shumë për mësimdhënësit.

“Ndjehem krenar që kam qenë pjesë e qeverive që kanë kontribuar në rritjen e mirëqënies së tyre dhe në përmirësimin e dukshëm të kushteve të punës në shkollat dhe universitetet tona. Por, duhet bërë edhe më shumë, sepse kemi obligim ndaj kontributit të parreshtur të mësuesve, arsimtarëve e profesorëve tonë. Gëzuar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve që nëpër dekada e mbajtën gjallë arsimin shqip”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera