Lopetegui tregon se ai është shefi në Real Madrid
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 27 August 2018
Ende jemi në muajin gusht, por Julen Lopetegui është duke e vendosur autoritetin e tij dhe po dëshmon se ai është tani shefi në Real Madrid.
Ai mori një seri vendimesh të dielën, të cilat trajnerë tjerë në pozitën e tij mbase kurrë nuk do të kishin pasur guxim t’i merrnin, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.
Së pari, ai e la talentin e sapo transferuar Vinicius Junior jashtë skuadrës për ndeshjen në udhëtim kundër Gironës, duke e çuar të luajë për Castillën, ekipin B të Realit.
Sa i përket formacionit startues për këtë ndeshje të vlefshme për javën e dytë të La Ligës, ai përsëri e uli në stol portierin Thibaut Courtois dhe portën ia besoi Keylor Navasit, një vendim që i ka habitur disa duke marrë parasysh shumën e parave që Madridi e investoi në belgun gjatë këtij afati kalimtar.
Po ashtu, trajneri spanjoll i la në stol edhe dyshen Raphael Varane dhe Luka Modric, në vend të të cilëve i futi Nachon dhe një mesfushë me tre, Isco, Toni Kroos dhe Casemiro.
Befasia e tretë gjatë këtij takimi erdhi më vonë, kur ai e largoi nga loja Marcelon gjysmë ore para përfundimit.
“Zëvendësimi më habiti, por e respektoj vendimin e trajnerit”, tha mbrojtësi veteran Marcelo, duke shtuar se nuk ka qenë i lënduar apo i papërgatitur fizikisht.
Atëherë, është e qartë se Lopetegui nuk do të ketë frikë të marrë vendime të mëdha dhe ai do ta bëjë atë që ndien se është më e mira për klubin.
Të tjera
-
Moti në Shqipëri me vranësira, reshje shiu dhe stuhi
Meteorologët thonë se rrymat ajrore Atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore...
-
Del nga koma pas 15 ditësh avokati i Sali Berishës
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka dalë nga koma pas 15 ditës, pasi ...
-
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10-vjeçare të sigurisë, presidenti ukrainas: Ditë historike!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe president...
-
Komisioni hetimor për librat, diskuton për angazhimin e ekspertëve
Në Kuvendin e Kosovës, tre komisione parlamentare kanë përaljruar aktivitetet...
-
Veterani britanik kthehet pas 25 vjetësh në Kosovë, ka dëshirë t’i takojë fëmijët që i shpëtoi në luftë
Stephen Richards nga Liverpooli para 25 vitesh bashkë me mijëra ushtarë brita...
-
Protestojnë ish-punëtorët e ‘Rilindjes’
Ish-punëtorët e ‘Rilindjes", sot protestojnë para AKP-së në Prishtinë. Protes...
-
Rrahmani për Kodin Civil: Në asnjërin organ të VV’së nuk është diskutuar paraprakisht
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se në Lëvi...
-
Mot sot i ndryshueshëm, temperatura deri 22 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
I jepet lamtumira e fundit llapjanit i cili vdiq në Qabe, u varros në Mekë
I është dhënë sot lamtumira e fundit, haxhiut nga Podujeva, Muharrem Gashi, i...
-
Ky është personi që po dyshohet për përfshirje në sherrin me armë zjarri te Bregu i Diellit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te banesat e bardha në lagjen Bre...
-
Të shtënat me arm^ë në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Infokus ka thënë se rreth orës 21:30 ...
-
Gjuajtjet me kall*shnikov në Prishtinë, policia po bastis një “Gaming Center”
Një konfrontim me armë të llojit kallashnikov mes dy grupeve dyshohet të ketë...