LDK reagon pas zgjedhjes së drejtorit të RTK-së: Tendencë për institucionalizimin e propagandës partiake
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 31 January 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zgjedhjes së Rilind Gërvalldës drejtor i RTK-së, duke deklaruar se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip të RTK-së, përbën kapje të plotë të transmetuesit pblike.
LDK, gjithashtu, ka deklaruar se kjo përzgjedhje shpërfaq tendencën e psuhtetit për ta institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike për informim.
“LDK ka përcjellë me vëmendje procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të kanalit në gjuhën shqipe të transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës; në veçanti pas shqetësimeve të ngritura për politizim të përzgjedhjes nga organizata vendore e ndërkombëtare që nga shpallja e konkursit. Përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK, përveç se përbën një kapje të plotë të këtij institucioni publik, shpërfaq qartazi dhe tendencën e pushtetit për të institucionalizuar propagandën partiake në kanale publike të informimit”, thuhet në reagim.
Informimi i pavarur publik, nga një institucion i financuar nga fondet publike, përbën bazën e një demokracie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. RTK-ja, duhet të ketë rol thelbësor në informimin e pavarur dhe të drejtë të të gjithë qytetarëve të Kosovës; dhe ky rol ushtrohet kur pushtetet nuk përcaktojnë politikat editoriale të kanaleve informuese e nuk vendosin aktivistët e tyre partiak në krye të këtyre institucioneve”, thuhet tutje.
Sipas LDK-së, qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur.
“Kapja politike e tij është veçse vazhdimësi e politikave të këqija që kanë karakterizuar këtë institucion publik. Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë dhe do të ngrisë temën e kapjes së institucionit të televizionit publik, në Komisionin përkatës parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të reagimit. /
Të tjera
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...
-
Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim në...
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...