Lajme

Kuvendi i Kosovës ka një njoftim për mërgimtarët

Autori: Ermirë Berisha 10:21 | 16 July 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës nga java e ardhshme do ti hap dyert për mërgimtarët, shkruan Gazeta inFokus.

Ky vendim nga Kuvendi, ka për qëllim që bashkatdhetarët të kenë mundësi ti takojnë deputetet nga afër.

“Të hënën dhe të martën, më 18 dhe 19 korrik 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera