Rozë

Kush janë 9 shqiptaret që po pushtojnë botën! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 15 July 2017

Janë të bukura, të suksesshme dhe me famë botërore.

Gazeta Express ju sjellë në këtë shkrim modelet bukuroshe me origjinë shqiptare të cilat janë duke shkëlqyer në pasarelat më të rëndësishme në botë dhe duke na bërë krenarë gjithnjë e më shumë. Ja kush janë këto përfaqësuese të bukurisë shqiptare që tashmë kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në botë.

Valbona Çoba

Valbona Çoba u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA dhe gjithashtu nënë e tre fëmijëve.

-Advertisement-

Angela Martini

Shkodrania e bukur dhe plot gazmore Angela Martini është një nga modelet me origjinë shqiptare më të suksesshme në botë. Pas kalimit në pasarela të shumta të rëndësishme, Angela ka linjën e saj të bikinive. Në vitin 2010 ajo është shpallur Miss Universe Albania dhe më pas ka vijuar karrierën në pasarela të ndryshe si në Miami etj. Edhe gjatë ditëve të sotme vijon të jetë një modele mjaft e kërkuar.

Tika Camaj

Bukuroshja me origjinë nga Mali i Zi, por e rritur në Detroit Tika Camaj Veizaj është një tjetër emër i njohur në pasarelat botërore. Ajo ka marrë pjesë në një kompeticion të organizuar nga kompania Victoria’s Secret për kërkimin e modeleve të reja ku pati një renditje mjaft të mirë. Sot e shohim të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga personazhe të njohur botërorë.

Vildane Zeneli

Bukuroshja me origjinë nga Prishtina, Vildane Zeneli është një tjetër modele shqiptare, e cila tashmë karrierën e saj e ka ndërtuar jashtë vendit. Vildane numëron një sërë suksesesh si modele e kompanisë Ford dhe imazh i Beats by Dre . Vildane ka qëndruar për shumë vite në New York.

Emina Cunmulaj

Supermodelja me origjine shqiptare, Emina Cunmulaj  është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA. Aktualisht ajo është e martuar me një biznesmen izraelit dhe kanë së bashku një vajzë, Ella Farian.

Xhesika Berberi

Prej disa vitesh modelja bukuroshe Xhesika Berberi vijon karrierën e saj jashtë vendit. Ka marrë pjesë në nëj sërë sfilatash  në pasarelat më të njohura. Aktualisht jeton në Neë York së bashku me modelen tjetër të njohur shqiptare Adrola Dushi. Shpesh Xhesika është komentuar edhe për ngjashmërinë e madhe me yllin botëror të pasarelave Bella Hadid.

Adrola Dushi

Bukuroshja Adrola Dushi ka spiktuar që në moshë të vogël në vendin tonë sa i përket bukurisë dhe modelimit. Pas një sërë sfilatash për kompani të ndryshme në vendin tonë, Adrola vendosi të ndërtojë një karrierë në SHBA. Prej një viti ajo është vendosur përfundimishrt në Neë York ku ka qenë pjesë e javave të modës nepër botë dhe gjithashtu edhe imazh i kompanive të ndryshme të mëdha. Gjithashtu Adrola ka dhe një djalë të vogël, Troin.

Kristina Bakiu

Kristina Bakiu është një tjetër super-modele shqiptare e cila ka vendosur të jetëjë jashtë vendit. Mirëpo ndryshe nga modelet e tjera të cilat kanë zgjedhur Amerikën, sfida për karrierën e Kristinës është në Kinë. Prej disa kohësh është zhvendosur atje ku ka marrë pjesë në disa sfilata të njohura.

Heidi Lushtaku

Një tjetër bukuroshe me origjinë kosovare,e cila është duke pushtuar pasarelat botërore është edhe Heidi Lushtaku. Ajo e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”.  Ajo u kthye disa vite më parë në Shqipëri ku mori pjesë në kompetiocionin “Dancing With The Stars Albania 5”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera