Lajme

Kurti takon kryeministren e Lituanisë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 19 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takaur kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti e ka falenderuar Lituaninë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

-Advertisement-

Komunikata e plotë:

Kryeministri Albin Kurti në Mynih takoi Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte

Mynih, 19 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih takoi Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryeministres Simonyte, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera