Lajme

Kurti priti në takim presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 14 July 2022

Bashkëpunimi për të avancuar drejt integrimit euro-atlantik dhe angazhimi i përbashkët për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit, ishin tema e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz dhe Drejtoren e programit për Ballkan Perëndimor të Rockefeller Brothers Fund, Mia Vukojeviq.

Në takim, Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional aktual, indikatorët pozitiv ekonomik dhe reformat në drejtësi.

U bisedua për forcimin e cilësisë së demokracisë nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, si dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në energji të ripërtritshme dhe mjedis të shëndetshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera