Lajme

Kurti e Nagavci vizitojnë shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 07 March 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kanë vizituar Shkollën e Mesme të Ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.

Aty Kurti e Nagavci u pritën nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kishin përgatitur edhe një performancë të shkurtër muzikore për nder të kësaj dite.

Kujtojmë se shkolla “Elena Gjika” është një prej objekteve më të vjetra të Prishtinës, e cila u ndërtua në vitin 1927 dhe mbante emrin “Vuk Karaxhiq”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera