Lajme

Kuleba: Do të luftojmë shumë, por na duhet ndihma që ta shmangim Luftën e Tretë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 14 March 2022

Derisa sulmet ruse vazhdojnë, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka pohuar se po vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë, por kanë nevojë për ndihmë nga vendet perëndimore.

‘’Për ata gjithandej botës që kanë frikë se ‘po zhyten në Luftën e Tretë Botërore’. Ukraina po lufton me sukses. Na duhet ndihma juaj. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme. Zbatoni më shumë saknsione ndaj Rusisë dhe izolojeni atë plotësisht. Ndihmojeni Ukrainen ta detyrojë Putinin të dështojë dhe do ta shmangni një luftë më të madhe’’, është shprehur Kuleba, në një postim të tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Disa qeveri perëndimore kanë frikë se angazhimi i tyre më i madh në këtë krizë, mund ta përkeqësojë situatën edhe më shumë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera