“Konkursi për drejtor të QKUK-së mund të pezullohet”: Si u zgjodh Elvir Azizi në këtë pozitë, reagon avokati i Basri Sejdiut
Autori: H.Smajli 16:00 | 05 July 2023
Avokati i ish drejtorit të QKUK-së Basri Sejdiut, Florim Shefqeti ka reaguar pasi sot me shumicë votash, Elvir Azizi u emërua drejtor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Shefqeti ka thënë për Gazetën Infokus se qysh nga fillimi po duket se pushteti iu frikësua konkurrencës dhe për të eliminuar këtë problem qëllimisht dhe kundërligjshëm larguan nga lista e konkursit emrin e Basri Sejdiut.
“Largimi i zotëri Sejdiut nga konkursi ka qenë totalisht e kundërligjshme. Paraprakisht largimi i zotëri Sejdiut nga lista faktikisht futja fillimisht në listë nga burimet njerëzore nga organi kompetent i SHSKUK-së ka qenë në tërësi ligjor dhe ata ju kanë referu që ka qenë ligjore për shkak se ligji për zyrtarët publik por edhe konkursi që është shpallur në bazë të këtij ligji e kanë përcaktuar që ndalesa për me apliku ka veq personi nëse ka masë të largimit nga shërbimi civil këtë mas nuk e ka pasur të shqiptuar kurrë zotëri Sejdiu edhe me faktin që se ka pasur këtë masë normal që burimet njerëzore mos të harrojna me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të kontraktuar nga ambasada e Britanisë dhe normalisht është futur në listë në mënyrë ligjore, dhe tash në ndërkohë kur këta e kanë parë që Basri Sejdiu është në listë ku e di me gjasë ju kanë frikësu konkurrencës”, ka thënë ai.
Avoakti i Sejdiut ka thënë se me 14 korrik do të kenë seancën ku kanë kërkuar që të vendoset masë e sigurisë dhe konkursi duhet të pezullohet.
“Veprimet që i kanë bërë e që kanë qenë edhe në media nga tërheqja e zotëri Sejdiu nga lista vendos dyshime edhe në këtë formë por sido që të jetë kur këta e kanë parë këtë pozicion e kanë ba një veprim që për neve është kundërligjor, kanë kërkuar opinion nga Ministria e Punëve të Brendshme departamenti për shërbyes civil gjoja se me interpretu ligjin tash paramendoni të njëjtin departament të ministrisë me e interpretu ligjin e Kuvendit të Kosovës që tërësisht është jashtë ligjit dhje tërësisht jashtë kompetencave dhe normalisht në shpejtësinë e dritës atë ditë ndoshta edhe pa u bë një orë ky departament ju kthen përgjigje dhe thotë jo zotësi Sejdiu nuk ka të drejtë me kandidu, d.m.th. në tërësi në kundërshtim me konkursin në tërësi kundërshtim me ligjin dhe për më tepër mbas kësaj ne kemi paraqit padi dhe këtë propozim për masë të sigurisë kemi pranu edhe ftesën për seancë prej gjykatës për me shqyrtua dhe me vendos gjykata për propozime për masë të sigurisë në pezullimin e njoftimit që zotësi Sejdiu është largu prej listës”, ka deklaruar Shefqeti.
Ai ka zbuluar edhe detaje të reja se si ka shkuar ky konkurs duke shtuar se nëse Gjykata aprovon kërkesën e tyre për masë konkursi do të kthehet në pikën zero.
“Nëse gjykata e aprovon propozimin tonë për masë të sigurisë, konkursi duhet me u blloku me u pezullu në tërësi komplet konkursi dhe çdo derivat vendim i këtij konkursi për shkak se njoftimi që zotëri Sejdiu është tërheq prej liste ne kemi kërku që me u shty ekzekutimi i tij për shkak se ka qenë kundërligjor për shkak se është zhvillu në kundërshtim me nenin 3.30 paragrafi 9 pika 1 e cila thotë deri 20 pikë duhet të poentohen CV e kandidatëve e njëjta në rastin e drejtorit të ShSKUK-së nuk është bërë fare poentomi i CV-së kandidatëve”, ka përfunduar avokati.
Gazeta Infokus ka raportuar ekskluzivisht për lidhjen familjare që drejtori i zgjedhur sot në krye të QKUK-së ka ma bashkëshorten e deputetit të Partisë në Pushtet dhe po ashtu për një miqësi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të cilin u raportua edhe se ishin shokë klase.
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...