Përsëri duarlidhur dhe nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sillen në gjykatë për seancën e vràsjes së Liridona Ademaj

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 31 January 2025
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, shkruan Gazeta Infokus.
Tashmë në gjykatë është dërguar Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, i cili dyshohet se porositi vrasjen e saj.
Ekipi i Gazetës Infokus të cilët po qëndrojnë atje ju sjellin pamje të seancës.
Në gjykatore janë sjellë edhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Të tre u sollën të rrethuar nga forca të shumta të policisë.
Seanca e parë ndaj tyre më 27 janar 2025 kishte dështuar të mbahet për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.
Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Haradinaj sot shkon në Prekaz, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së, ...
-
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Sot kur Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tirana është ves...
-
Edi Rama uron Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit ...
-
17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë
Për shumë dekada u prit një festë e tillë. Dhe momenti i kremtes kulmoi ku...
-
FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë
Për nder të 17-vjetorit të shtetit, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e...
-
Agjenda e presidentes Osmani në Ditën e Pavarësisë
Sot shënohet 17-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Presidentja ...
-
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia...
-
Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe
Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndrys...
-
Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj
ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...
-
Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergi...
-
E ofendoi Albin Kurtin, Andin Lokaj largohet nga Artmotion
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion. Bor...