Momenti kur gjykata e liron Andi Pajazitin pë vràsjen në Bon Vivant, e dënon vetëm me dy vite burgim për ármëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 31 January 2025
Gjykata Themelore e Prishtinës sot e ka e ka liruar Andi Pajazitin nga akuza për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” lidhur me rastin e vrasjes së gushtit të vitit 2023, në lokalin “Bon Vivant”, shkruan Gazeta Infokus.
Derisa Pajaziti është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Ekipi i Gazetës Infokus ju sjell pamje të momentit kur Gjykata e ka liruar Andin Pajazitit nga akuza e vrasjes.
Ndryshe kryetari i trupit gjykues tha se veprimet e Pajazitit ishin në kuadër të mbrojtjes.
“Lirohet nga ky dispozitiv i aktakuzës sepse ka rrethana që e lirojnë nga përgjegjësia penale, përkatësisht veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme”, ka deklaruar gjyqtari.
Ndërkohë për armëmbajtje e ka dënuar me dy vjet burgim.
“Gjykata konform dispozitave ligjore i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, që do të ekzekutohet brenda 15 ditëve”, tha gjyqtari.
Aktakuza ndaj Pajazitit ishte nveprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”gritur më 21 qershor 2024. Pajaziti ngarkohej për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.
Për këtë rast ishte i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.
Lidhur me këtë rast, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.
Policia e Kosovës kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që kishte ndodhur në këtë lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni pamje:

Të tjera
-
Presidenti i Italisë uron Ditën e Pavarësisë: Mbështesim përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergi...
-
Abdixhiku sot shkon për homazhe te varri i ish presidentit Rugova
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në ora 10:30 do të bëjë homazhe te va...
-
Haradinaj sot shkon në Prekaz, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së, ...
-
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Sot kur Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tirana është ves...
-
Edi Rama uron Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit ...
-
17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë
Për shumë dekada u prit një festë e tillë. Dhe momenti i kremtes kulmoi ku...
-
FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë
Për nder të 17-vjetorit të shtetit, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e...
-
Agjenda e presidentes Osmani në Ditën e Pavarësisë
Sot shënohet 17-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Presidentja ...
-
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia...
-
Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe
Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndrys...
-
Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj
ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...