Fokus

Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 01 February 2025

Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin më frymëzues “Zgjohu”, nën moderimin e Era Berishës, shkruan Gazeta Infokus.

Musliu në një moment të intervistës, ka treguar për hetë të parë momentin kur ajo mendoi të e lë politikën.

“Ka qenë një operacion 9 orë që kam kalu, e të tham të drejtën pas 48 orëve kur kam dal prej gjendjes post operative që kom qenë në kujdesin intensive, thjesht momentet e para janë normale, mirënjohje dhe falenderuese te zoti për mundësinë e dytë për me vazhdu jetën, e normal ajo qka ka qenë ngushëlluese për mu ka qenë prania e familjarëve dhe miqve të cilët janë kujdes jashtëzakonisht shumë, përkrahja e madhe e thirrjet e panumërta kanë qenë një motiv I jashtëzakonshëm që me vazhdu tutje edhe rrugëtimin tim politik, i kam pas dilemat e mia a të kthehem apo mos të kthehem më në politik por kur kam marrë mesazhët as të ndjera as emocionale as të përzemërta unë e kom pa që ka nevojë që ende të jem pjesë e politikës”, ka thënë Musliu në emision e që është prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe sezoni i dytë i emisionit “Zgjohu”, ka fiiluar fuqishëm, duke sjell një format tërësisht të ri.

Ky emision motivues ka për qëllim të diskutojë temat më të rëndësishme mbi shëndetin mendor dhe të ndajë histori frymëzuese nga fytyra publike, psikologë dhe ekspertë të fushës.

Ndryshe Ganimete Musliu, kandidon për deputete me numrin 12 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/

Më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera