“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar

Autori: Gazeta inFokus
20:11 | 25 January 2025
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me sezonin e tij të dytë, duke sjellë një format tërësisht të ri, shkruan Gazeta Infokus.
Nën moderimin Era Berishës, ky emision motivues ka për qëllim të diskutojë temat më të rëndësishme mbi shëndetin mendor dhe të ndajë histori frymëzuese nga fytyra publike, psikologë dhe ekspertë të fushës.
Në episodin e parë të këtij sezone e ftuar ishte edhe kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 45, Jeta Rafuna.
Ajo ka rrëfyer për herë të parë momentin më të vështirë që ka kaluar gjatë periudhës së pandemisë.
“Trojën e kam lind me 1 qershor, atë ditë kur janë liru masat e pandemisë, gjithë kohën e izolimit total unë kam qenë shtatzëne në Trojen edhe qato 2 3 mujve të izolimit natyrisht që asnjëherë nuk e kam ba gjumin mirë e të qetë se nuk e ditshim me çfarë po përballemi, ishte një pandemi me të cilën na zuni kështu në befasi edhe nashta nuk e dike qka po na pret as ekspertet ma të mëdhenj, dhe ndonjëherë mendojsha se a kom me mujt me lind a ka me punu spitali a kanë me punu mjekët, e 3 muj ditë unë nuk kom flejt.”, ka thënë Rafuna.
Ajo tutje tregoi se si pandemi e izolimi i ka ndikuar asaj në shëndetin mendor
“Pasi e linda Trojen shkoi gjithçka mirë faleminderit zotit, faleminderit mjekëve, mandej prej frikës të pandemisë edhe vajza e vogël unë veçse e pash vetën që jam tu ra në depresion, nuk e kam dit bash mirë që jam tu ra në depresion po sa herë mbetsha veq vetë me vajzën në shtëpi më shkojke njëfarë mendje sikur ka me ndodh diçka edhe meniher e thirrsha bashkëshortin i thojsha të lutna hajde në shtëpi se jam met veq me vajzën edhe nuk jamë mirë. Fillova me shku nëpër mjek shkova te kardiologu më tha shumë mirë je, shkova te mjeku i lukthit më tha shumë mirë je, a unë nuk e ndjesha vetën mirë, edhe shkova të mami e më tha ti qika jeme asgjë nuk ki veq je tu ra në depresion sepse frika para lindjes edhe frika mas pandemisë e mos kontakti me njerëz se jam shumë e shoqënushme e mos me mujt me pa asnjë njëri ajo veq qka mkish pas ndiku në shëndetin mendor”, ka thënë tutje ajo në emisionin “Zgjohu”.
Gjithashtu Rafuna u shpreh se për këtë gjë nuk e kanë ditur shumë njerëz e madje as bashkëshorti i saj.
“Këtë situatë e tejkalova tu e marr qiken edhe tu dal me u shëtit në shesh edhe tu pa njerëz tu u shoqërua tu i pa ndonjë të afërm tu bashkëbisedua e tejkalova shumë mirë edhe pa shku tek psikologu u bana psikologe e vetvetes, e shumë pak veta e dinë as bashkëshorti se ka ditë e kam mbajt në veti,”, ka treguar Rafuna.
Ndryshe Jeta Rafuna është kandidate për deputete me numrin 45 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga LDK.
Gjatë emisionit Rafuna është befasuar me një moment tejet emocionues ku letra prekëse që merr ajo e bënë atë të shpërthejë në lot./Gazeta Infokus/
Për më shumë ndiqeni storien dhe emisionin e plotë:

Të tjera
-
Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për pavarësi: SHBA me krenari mbështetin rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë shtet sovran
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vj...
-
17-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pas...
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në nder të Pavarësisë ...
-
Kështu duket “Newborn” sot
Ideatori i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili, ka publikuar fotografi të ob...
-
Ngritja solemne e flamurit të Kosovës në Ditën e Pavarësisë
Është bërë ngritja solemne e flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 17-...
-
Qeveria mban mbledhjen festive, Kurti uron Ditën e Pavarësisë
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në...
-
Kosta Rika ishte e para që e njohu Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë
Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Pak kohë pasi kry...
-
Begaj me urim të përzemërt në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjeto...
-
Trump: Së shpejti do të takohem me Putinin në Arabinë Saudite
Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij i pritshëm me homologun ...
-
Presidenti i Italisë uron Ditën e Pavarësisë: Mbështesim përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergi...
-
Abdixhiku sot shkon për homazhe te varri i ish presidentit Rugova
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në ora 10:30 do të bëjë homazhe te va...
-
Haradinaj sot shkon në Prekaz, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së, ...