Fokus

Policia jep detaje për çantën e dyshimtë tek Rruga B në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 01 February 2025

Sot rreth orës 14:00 një pjesë e “Rrugës B”, në kryeqytet që është bllokuar nga policia pasi është gjetur një çantë e dyshimtë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

-Advertisement-

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk  bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera